Duke ngarkuar...

Supervizor Shitjesh

HR Studio by Benilda Simaku

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Në emër të një kompanie partnere në industrinë e distribucionit ushqimor, HR Studio është në kërkim të një profesionisti me eksperiencë për të drejtuar dhe zhvilluar ekipin e shitjeve në terren në rajonin e Veriut.

📍 Pozicioni: Supervisor Shitjesh

📍 Zona: Veri i Shqipërisë

Detyrat Kryesore

• Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të agjentëve të shitjes dhe ndjekja e realizimit të planit të shitjeve

• Menaxhimi i rout-it të agjentëve dhe kontrolli i performancës së tyre

• Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, klientët dhe aktivitetin e tregut

• Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë

• Ndjekja e nivelit të stokut dhe koordinimi i porosive sipas kërkesës së tregut

• Prezantimi i produkteve të reja dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët

• Udhëzimi dhe suporti i agjentëve në proceset e shitjeve

• Trajnimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve

• Bashkëpunimi me departamentin e magazinës dhe logjistikës për të siguruar furnizimin në kohë

• Raportim i rregullt tek Drejtori i Shitjeve mbi ecurinë e tregut dhe rezultatet e ekipit

Kualifikimet

• Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme

• Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e shitjeve

• Eksperiencë në drejtimin e ekipeve të shitjes, preferohet në industrinë ushqimore

• Njohuri shumë të mira të MS Office

• Aftësi shumë të mira menaxheriale, organizative dhe vendimmarrëse

• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi

📩 Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV në: b.simaku@hrstudiobs.com