Përgjegjës i Sektorit të Energjisë dhe Punimeve Civile
Madcom Albania (Power by Albanian Fiber Telecommunications)
**Qëllimi i Pozicionit**
Përgjegjës i Sektorit të Energjisë dhe Punimeve Civile ka për qëllim të sigurojë planifikimin, zhvillimin dhe menaxhimin efektiv të infrastrukturës së energjisë dhe sistemeve të furnizimit me energji të rrjetit të kompanisë. Pozicioni garanton funksionimin e qëndrueshëm, të sigurt dhe efikas të infrastrukturës kritike të rrjetit, duke mbështetur operimin e pandërprerë të sistemeve të telekomunikacionit dhe realizimin e objektivave strategjikë të kompanisë, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira të industrisë.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë**
- Zhvillon strategjinë dhe dizajnin e infrastruktures së rrjetit si edhe furnizimit me energji të tij, në mbështetje të misionit të kompanisë, objektivave bazë dhe në përputhje me praktikat më të mira të standardeve të industrisë së telekomunikacionit;
- Planifikon dhe projekton infrastrukturen dhe furnizimin me energji të HE, Data Center etj;
- Planifikon, organizon, drejton dhe kontrollon punën e sektorit në përputhje me politikat dhe rregullat e kompanisë;
- Kontribuon në politikat e zhvillimit të realizimit të produktit në të gjitha fazat. Përgjegjës për të drejtuar pa probleme lidhjet ndërfunksionale midis seksioneve të ndryshme deri në fazën e finalizimit të një produkti, duke ndikuar pozitivisht në cilësinë e shërbimit të ofruar për klientët
- Përgatit projekt-buxhetin për sektorin e power supply për të investuar në produkte ekzistuese dhe të reja;
- Planifikon, koordinon dhe mbikëqyr realizimin e punimeve civile që lidhen me ndërtimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit dhe sistemeve të furnizimit me energji (kanalizime, baza teknike, ambiente teknike, kabineta, etj.), duke siguruar zbatimin e standardeve teknike dhe kërkesave të projektit.
- Zbaton dhe mbikëqyr projektet përmes planifikimit të kujdesshëm dhe shpërndarjes së burimeve të nevojshme (njerëzore, mjete, kohë, financiare etj.) përmes vartësve të tij dhe zinxhirëve të furnizimit;
- Monitoron ecurinë e projektit, vlerëson statusin, raporton në mënyrë periodike për ecurinë (ditore, javore, mujore) bazuar në KPI-të përkatëse, përgatit planet me veprimet korrigjuese.
- Merr pjesë aktive në procesin e vendimarrjes strategjike përmes konsulencës dhe shkëmbimit të përvojës brenda kompanisë.
- Bashkëpunon me sektorët e tjerë për të shkëmbyer informacionin në mënyrë efikase.
- Përgjegjës për zhvillimin e nivelit profesional të vartësve nëpërmjet trajnimeve individuale dhe ne ekip mbi proceset dhe procedurat, mbështetjen e trajnimeve të brendshme dhe të jashtme.
- Drejton, kontrollon dhe motivon stafin e Sektorit P&S përmes vlerësimit të drejtë të performances dhe asiston HR në shqyrtimin për performuesit më të mirë.
- Merr pjesë në përgatitjen dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe standardeve të ISO në lidhje me sistemet e informacionit dhe telekomunikacionit për Sektorin P&S.
- Ofron mbështetje të Nivelit 3 për sektore të tjere si FTTH Instalime, HE, IPnet që funksionojnë mbi rrjetin FO në detyrat e tyre të përditshme;
- Kryen trajnime të brendshme për mbështetjen e nivelit 1 ose nivelit 2 bazuar në vendosjen e shërbimeve të reja ose nevojave specifike në Tiranë ose degë.
**Kualifikimet dhe Aftësitë**
- Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, ose fushë të ngjashme teknike.
- Minimumi 5 vite eksperiencë profesionale në sisteme të furnizimit me energji (Power Supply), preferueshëm në sektorin e telekomunikacionit ose infrastrukturës së rrjeteve.
- Preferohet zotërimi i licencës për Projektim/Zbatim të kategorisë NS-13 ose NS-14, sipas legjislacionit përkatës.
- Përvojë në projektimin dhe zhvillimin e infrastrukturës së rrjeteve me fibër optike (FO), duke ndjekur arkitektura të qëndrueshme dhe praktikat më të mira të industrisë.
- Njohuri të mira të teknologjive dhe standardeve të telekomunikacionit si DOCSIS, DVB-C, VoIP, SDH, PDH, FTTH, xPON, si dhe certifikime profesionale përkatëse përbëjnë avantazh.
- Njohuri të avancuara mbi sistemet e furnizimit me energji për infrastrukturën e telekomunikacionit, përfshirë sistemet 48V DC dhe 220V AC.
- Aftësi të mira menaxheriale dhe organizative me fokus në planifikimin e punës dhe menaxhimin efektiv të burimeve.
- Aftësi për të punuar në mënyrë efikase nën presion dhe për të përmbushur afate të përcaktuara.
- Aftësi për të punuar si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në bashkëpunim me ekipe ndërfunksionale.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887, date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale"*
.