Duke ngarkuar...

Lawyer

Klar Sh.P.K

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi i Kompanisë**

Klar Sh.P.K është një kompani udhëheqëse në fushën e ndërtimit, me një portofol projektesh të rëndësishme të realizuara nga një ekip profesional dhe i përkushtuar.

Në thelb të misionit të Klar qëndrojnë integriteti dhe ndershmëria, vlera thelbësore për ndërtimin e besimit dhe ruajtjen e një reputacioni të fortë. Duke u mbështetur në këto parime, Klar Sh.P.K synon të krijojë vlerë afatgjatë dhe të kontribuojë në mënyrë domethënëse në treg dhe në komunitet.

Në kuadër të zhvillimit dhe forcimit të mëtejshëm të strukturës sonë organizative, jemi në kërkim të një
**Juriste**
për t’iu bashkuar Departamentit Ligjor.

**Përgjegjësitë Kryesore**

• Kryen verifikime ligjore dhe përgatit dokumentacion për projektet e zhvillimit.

• Harton dhe rishikon kontrata me klientë, partnerë dhe furnitorë.

• Ndjek procedurat administrative dhe aplikimet përkatëse.

• Monitoron zbatimin e detyrimeve kontraktore dhe afateve ligjore.

• Mbështet proceset e financimit dhe dokumentacionin përkatës.

• Ndjek çështje të ndryshme në bashkëpunim me departamentin.

• Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për procese administrative ose gjyqësore.

• Siguron arkivim dhe organizim të dokumentacionit ligjor të projekteve.

**Kualifikimet**

• Diplomë në Drejtësi.

• Minimumi 5+ vite eksperiencë profesionale.

• Njohuri shumë të mira të së drejtës civile, tregtare dhe administrative.

• Aftësi shumë të mira organizimi dhe menaxhimi të disa projekteve paralelisht.

• Qasje praktike dhe orientim drejt zgjidhjes së problemeve.

*\*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për fazat e mëtejshme të procesit të rekrutimit.\**

*\*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me Ligjin Nr. 9887 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.\**

Ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në email-in:
**burimenjerezore@klar.al**
ose aplikoni përmes Easy Apply në Linkedin.