Duke ngarkuar...

Senior Sales Representative

Fufarma Sh.a.

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Përshkrimi**

Agjenti i Shitjes do të jetë përgjegjës për promovimin, zhvillimin dhe rritjen e shitjeve të linjës dermokozmetike FREZYDERM në farmacitë e zonës së caktuar. Roli kërkon ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me farmacistët, rritjen e prezencës së markës dhe sigurimin e rekomandimit aktiv të produkteve te klientët finalë.

**Detyra dhe përgjegjësitë**

• Vizita të rregullta në farmacitë e zonës së caktuar

• Prezantimi profesional i produkteve FREZYDERM dhe përfitimeve të tyre

• Trajnimi i farmacistëve mbi përdorimin, indikacionet dhe diferencimin e produkteve

• Zbatimi i strategjive të shitjes dhe marketingut të kompanisë

• Menaxhimi i porosive, stokut dhe ekspozimit të produkteve në farmaci

• Zhvillimi i aktiviteteve promocionale (launch-e, sampling, fushata)

• Mbledhja e feedback-ut nga farmacistët dhe tregu

• Raportim periodik mbi aktivitetet dhe rezultatet e shitjes

**Kërkesat mbi kandidatin**

• Diplomë universitare (preferohet Farmaci, Shkenca Natyrore, Marketing, Ekonomi)

• Përvojë pune si agjent shitjesh në farmaci / dermokozmetikë (avantazh i fortë)

• Njohuri bazë mbi produktet dermokozmetike dhe kujdesin e lëkurës

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi


Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie profesionale