Duke ngarkuar...

Jurist

Timak

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**I. QËLLIMI I POZICIONIT**

Juristi do të ofrojë mbështetje ligjore për veprimtarinë e Shoqërisë, duke siguruar përputhshmërinë me legjislacionin në fuqi, mbështetje për strukturat drejtuese dhe menaxhimin korrekt të marrëdhënieve kontraktore, administrative dhe institucionale.

**II. KËRKESAT DHE KUALIFIKIMET**

**Kualifikime të përgjithshme:**

- Diplomë universitare
**Master i Shkencave / Master Profesional në Drejtësi**
.
- Përvojë pune
**minimumi 3 vite**
në fushën juridike (preferohet eksperiencë në kompani private, institucione ose studio ligjore).
- Njohuri shumë të mira të gjuhës
**angleze**
, me fokus në terminologjinë juridike.
- Aftësi shumë të mira në përdorimin e programeve bazë kompjuterike (MS Office).

**Njohuri profesionale të kërkuara:**

- Legjislacioni tregtar dhe shoqëritë tregtare (Ligji nr. 9901/2008);
- E drejta kontraktore dhe administrative;
- Njohuri mbi aktet nënligjore dhe rregulloret që lidhen me industrinë, investimet dhe sektorin e mbrojtjes (përbën avantazh);
- Aftësi për analizë ligjore dhe hartim dokumentacioni.

**III. PËRSHKRIMI I PUNËS / DETYRAT KRYESORE**

Juristi do të ketë përgjegjësitë e mëposhtme:

- Ofron këshillim ligjor për Administratorin dhe strukturat drejtuese të Shoqërisë;
- Harton, rishikon dhe përditëson kontrata, marrëveshje, akte administrative dhe dokumentacion ligjor;
- Siguron përputhshmërinë e veprimtarisë së Shoqërisë me legjislacionin në fuqi;
- Asiston në përgatitjen e dokumentacionit për Asamblenë e Përgjithshme dhe Këshillin e Administrimit;
- Ndjek marrëdhëniet me institucionet publike dhe autoritetet përkatëse;
- Mbështet proceset e licencimit, autorizimeve dhe procedurave administrative;
- Identifikon dhe menaxhon rreziqet ligjore, në bashkëpunim me strukturat e tjera;
- Bashkëpunon me konsulentë dhe studio ligjore të jashtme, kur kërkohet;
- Siguron arkivimin korrekt të dokumentacionit ligjor.

**IV. AFTËSI PERSONALE**

- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe organizimi;
- Saktësi, konfidencialitet dhe etikë profesionale;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip;
- Aftësi për të menaxhuar disa çështje njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

📩 Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në: hr@timak.com