Duke ngarkuar...

Specialiste Blerjesh

Brunes Group

Kashar, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Pozicion Vakant –
*Specialiste Blerjesh***

Kompania
**Brunes**
kërkon të shtojë në ekip një Specialist/e Blerjesh të organizuar dhe me aftësi të mira negociuese, për të menaxhuar proceset e furnizimit dhe bashkëpunimin me furnitorë të huaj.

Nëse jeni një person analitik, i orientuar drejt rezultateve dhe dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në një kompani dinamike, ju ftojmë të aplikoni!

🔹
**Përgjegjësitë kryesore:**

• Menaxhimi i procesit të porosive dhe ndjekja e furnizimeve

• Komunikimi dhe negocimi me furnitorët

• Kërkimi i produkteve dhe furnitorëve të rinj

• Monitorimi i stokut dhe koordinimi me departamentet përkatëse

• Përgatitja e raporteve dhe dokumentacionit të blerjeve

• Ndjekja e afateve të dorëzimit dhe kushteve kontraktuale

🔹
**Kualifikimet e kërkuara:**

• Eksperiencë e mëparshme në blerje

• Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi

• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office

• Njohuri të gjuhës angleze

• Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve

• Aftësi për të punuar në grup dhe për të menaxhuar prioritete

📍 Vendndodhja: Tiranë

**Orari:**
E hene - E premte 08:30 - 17:00