Duke ngarkuar...

NJOFTIM –Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

University of Medicine, Tirana

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015, “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 1731 Prot. Dt. 04.09.2020 “Kërkesë Për Punësim Për Vendin e Lirë Të Punës, Personel Administrativ, Pozicioni Kryetar i Degës Së Menaxhimit Të Shërbimeve ”, Si Dhe Urdhri Nr.106 Datë 15.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkurrimin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë



- Për 1 (një) vend në pozicionin Kryetar i Degës së Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

**Përshkrimi Përgjithësues i Punës**

- Kryetari i degës është përgjegjësi kryesor për mbarevajtjen e punës në degën e menaxhimit të shërbimeve. Koordinon punën vertikalisht me strukturat që ka në varësi dhe raporton rregullisht te Administratori i njësisë krvesore;
- Organizon dhe ndjek gjithë procesin për organizimin e prokurimeve publike për njësinë kryesore;
- Organizon dhe ndjek të gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues;
- Monitoron zbatimin e kontratave te lidhura;
- Përgjegjës për hedhjen në kohë të Regjistrit të parashikimit të prokurimeve publike dhe ndjekja e raportimeve në kohë në njësinë qëndrore të UMT-së;
- Organizon punën për mirëfunksionimin e sistemeve dhe infrastrukturës elekromekanike, hidraulike, ndërtimore të godinave të njësisë, si dhe të pajisjeve të tjera që janë në përdorim në përputhje me parametrat e duhura;
- Organizon punën për mirëmbajtjen, pastrimin, transportin, shërbimet postare dhe korrierët;
- Evidenton mallrat dhe materialet në magazinë, dokumentimin e qarkullimit të tyre, mbajtjen e kartelave dhe rakordimin me kontabilitetin;
- Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

**Kritere**
**Kërkesat e përgjithshme,**
që duhet të plotësojnë kandidatët për punësim si personel administrativ në Fakultetin e Mjekesise, UMT janë:



- Të ketë përfunduar studimet universitare dhe të jetë i pajisur me diplomë të studimeve, “master shkencor”, “master profesional” në “shkencat ekonomike”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlefshme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
- Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

**Kushtet**

- Të jetë shtetas shqiptarë;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur.

Përbën avantazh për këto pozicion aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale, aftësia për të punuar në grup. Preferohet dega Administrim Biznes- Profili Menaxhim.


Kandidatët Duhet Të Dorëzojnë Pranë Sektorit Të Protokollit Dhe Arkivës Në Rektoratin e Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë Këto Dokumente



- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetë deklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr. 138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Certifikate/ Dëshmi që vërtetojnë njohuri të avancuara profesionale të paketës Microsoft Office;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (Dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit.

Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit.


Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.


Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë)


Afati i dorëzimit të dokumentacionit:
**21.09.2020 – 05.10.2020 (15 ditë pune).**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


**Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:**

- Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Për arsimin e larte dhe kërkimin shkencor në IAL në R.SH.”
- Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
- Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 9936, datë 26.06.2006 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.
- Njohuri mbi Ligjin nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

**Mënyra e Vlerësimit**
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.


Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; eksperiencën e tyre të mëparshme; motivimin, aspiratat dhe pritshmërinë e tyre për karrierën.


22 September, 2020 |


Previous


NJOFTIM – PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN KRYETAR I DEGËS SË FINANCËS NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.


Next


NJOFTIM – Për 1 (një) vend në pozicionin Specialist në Sektorin e Shërbimeve dhe Investimeve në, Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.