**PROGEEN**
sh.p.k. është një kompani që operon në tregun Shqiptar që prej vitit 2013 në fushën e ndërtimit si Investitor dhe Kontraktor Kryesor. Vlerat kryesore të PROGEEN janë profesionalizmi, besueshmëria dhe cilësia e lartë e ndërtimit duke përfshirë zgjidhje bashkëkohore në çdo projekt. PROGEEN çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
Nëse dëshiron të ndërtosh një karrierë të fortë në industrinë e ndërtimit, kjo është mundësia jote!
**Ju ftojmë të sfidoni aftësitë tuaja, pasi ne vlerësojmë mbi të gjitha mendjet dhe ambiciet që sjellin ndryshimin, jo vetëm zbatimin.**
**Pozicioni i punës:**
Arkitekt në Zyrë Kantieri
**Vendndodhja:**
Durrës
**Përmbledhja e Pozicionit:**
Arkitekti në zyrë kantieri është përgjegjës për përgatitjen, organizimin dhe përditësimin e dokumentacionit teknik të projektit, si dhe për hartimin dhe rishikimin e vizatimeve sipas nevojave të zbatimit. Ai/ajo bashkëpunon me ekipin e projektimit dhe zbatimit për të siguruar që dokumentacioni dhe informacioni teknik të jenë të saktë dhe të përditësuar gjatë gjithë procesit të ndërtimit.
**Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:**
- Përgatit Shop Drawings arkitektonike në përputhje me projektin bazë dhe dokumentacionin kontraktual;
- Verifikon përputhjen e Shop Drawings me projektet strukturore dhe MEP;
- Harton dhe dorëzon Submittals për materialet arkitektonike, finiturat dhe elementet dekorative;
- Përgatit As Built Drawings për elementët arkitektonikë bazuar në punimet reale në kantier;
- Harton Method Statements për aktivitetet kryesore të zbatimit arkitekturor;
- Menaxhon dhe ndjek RFI-të dhe Submittals që lidhen me detajet arkitekturore;
- Siguron koordinimin e vazhdueshëm teknik ndërmjet zyrës dhe kantierit për dokumentacionin arkitekturor;
- Arkivon dhe përditëson të gjitha dokumentet teknike arkitekturore;
- Asiston në procesin e përzgjedhjes së materialeve dhe zgjidhjeve alternative arkitekturore nëse është e nevojshme;
- Siguron përputhjen e dokumentacionit arkitekturor me ndryshimet dhe miratimet përfundimtare të projektit.
**Kualifikimet dhe Aftësitë:**
- Diplomë në Arkitekturë;
- Eksperiencë pune mbi 3 vjet si arkitekt;
- Të ketë aftësi kreative dhe organizuese;
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe i aftë të punojë në grup;
- Të ketë njohuri të avancuara kompjuterike për programet si: MC Office, AutoCad, Revit Architecture, Adobe Photoshop, 3D Studio Viz / Max ose program tjetër renderimi;
- Njohuri të mira të standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit dhe legjislacionit në fuqi;
- Njohje e mirë e gjuhës angleze.
**Përfitimet:**
- Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
- Përfshija në projekte sfiduese;
- Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
- Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.