Duke ngarkuar...

Real Estate Consultant

Century 21 Metropol West

Tirana
full_time
Publikuar Sot
Job description

Detyra dhe përgjegjësi operacionale:

- Asistimi dhe konsulenca e klientëve
*shitës/qiradhënës*
dhe
*blerës/qiramarrë*
s për të
*shitur/dhëne me qira*
ose
*blerë/marë me qira*
një pronë me cmimin e duhur
- Marketimi i pronave në mënyre profesionale në kanalet e duhura informative
- Përputhja e kërkesave të klientit me opsionet që ofrohen në treg, bazuar në mundësitë financiare të klientit
- Të jetë një negociues/e dhe konsultues I/E mirë në raportet midis shitësit dhe blerësit ose qiradhënësit dhe qiramarrësit
- Të njohë mirë tregun imobiliar dhe cmimet e zonave bazuar n
*ë*
referencat shtetërore
- Të jetë njohës/e I/E mirë I procedurave ligjore në mënyrë që të orientojë klientët blerës/shitës në cdo hap t
*ë*
procedurës së shitjes
- Të informojë klientët rreth cmimit të duhur, kushteve ligjore, kushteve të tregut në mënyrë korrekte

Eksperiencat e punës:

- Të ketë eksperiencë në fushën e shitjeve

Aftësi të tjera:

- Diplomë e arsimit të lartë përbën avantazh
- Aftësi të mira në biznes dhe shitje
- I/E matur, i/e besueshëm/me dhe profesional/e në marrëdhëniet me kolegët
- Të ketë aftësi të mira komunikimi, të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup
- Aftësi organizuese dhe koordinuese
- Duhet të jetë i/e përkushtuar, pozitiv/e dhe punëtor/e
- Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët
- Aftësi për të zhvilluar dhe për të dhënë prezantime
- Të jetë fleksibël

*Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh*

Ofrojmë:

• Century 21 Metropol West ofron trajnime të specializuara intensive për fushën e Real Estate

•Mundësi rritjeje profesionale dhe përsonale

•Një staf me eksperiencë disa vjecare në tregun e pasurive të paluajtshme, të gatshem për t'ju suportuar dhe asistuar në cdo proces të punës suaj

•Një buxhet të detajuar marketingu

•Account të personalizuar Website me shikueshmëri të lartë

•Informacione mbi cdo ndryshim ligjor në lidhje me tregun imobiliar

Kushtet e Punës:

Century 21 Metropol West është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

Mënyra e aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre në këtë link ose në
*info.west@c21metropol.al*
.