Duke ngarkuar...

Menaxher Shitjesh dhe Produktesh IT

HR - IMS (InfoSoft Management Services)

Tirana
full_time
Publikuar Sot
**ITD sh.p.k. kërkon të punësojë:**

**Menaxher Shitjesh dhe Produktesh Teknologjike**

Menaxheri i Shitjeve dhe Produkteve është punonjësi përgjegjës për ndërtimin dhe menaxhimin e procesit të shitjes midis kompanisë dhe klientëve të saj, si dhe për menaxhimin e një game produktesh, për të cilat njeh specifikimet teknike, konfigurimet standarde, opsionet shtesë dhe kryen porositë pranë furnitorëve, duke ndjekur procesin deri në realizimin e shitjes.

**Rreth nesh**

ITD SHPK është një kompani lider në tregun shqiptar të Teknologjisë së Informacionit, me aktivitet që prej vitit 1996. Si distributore e autorizuar e markave ndërkombëtare prestigjioze si Microsoft, Hewlett-Packard, Cisco, IBM, Lenovo, Epson, Samsung, LG dhe Sharp, kompania ofron një gamë të gjerë produktesh harduerike dhe softuerike, duke mbështetur rishitësit në mbarë Shqipërinë me produkte cilësore dhe shërbim profesional.

**Detyra dhe përgjegjësi:**

• Mban dhe përmirëson marrëdhëniet me klientët ekzistues, me qëllim përmbushjen sa më të mirë të kërkesave të tyre.

• Prezanton produktet te klientët në mënyrë profesionale dhe efektive.

• Zgjeron portofolin e klientëve dhe ndërton marrëdhënie të qëndrueshme me klientë të rinj.

• Realizon dhe tejkalon objektivat individualë të shitjeve.

• Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet përkatëse teknike.

• Kryen porositë e produkteve pranë furnitorëve dhe ndjek statusin e tyre në sistemet përkatëse.

• Njeh dhe zbaton përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon.

• Ndjek në mënyrë aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes së kompanisë.

• Negocion me furnitorët për çmime speciale, çmime promocionale, etj.

**Kualifikimet:**

• Diplomë universitare në degët Informatikë Ekonomike, Administrim Biznesi ose Shkenca Ekzakte.

• Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicione të ngjashme në kompani private.

• Njohuri të mira mbi produktet IT (përbën prioritet).

• Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme).

• Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.

• Aftësi shumë të mira analitike.

**Benefitet:**

• Paga: 90,000 - 120,000 leke neto (në varësi të eksperiencës) e negociueshme.

• Skemë motivimi në varësi të realizimit të objektivave.

• Sigurim shëndetësor privat.

• Mundësi reale për rritje në karrierë.

**Shënime:**

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e\_mail.
***humanresources@infosoftgroup.com.al***

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutes së Republikes së Shqiperisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale" dhe akteve nënligjore për zbatim.