Duke ngarkuar...

Travel Consultant

VAS GROUP

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
***Përshkrimi i kompanisë:***

VAS GROUP është një grup lider në industrinë e turizmit në Shqipëri dhe rajonin e Ballkanit, me një histori me shume se 30-vjeçare suksesi, që nis përmes themelimit të agjensisë së udhëtimeve Albtours D.

Që nga viti 1994, VAS GROUP ka ndërtuar një portofol të gjerë shërbimesh që përfshin: Operator Turistik, DMC, kompani për organizimin e eventeve, platforma online rezervimesh, një zinxhir hotelesh me pesë yje, si dhe media turistike përfshirë kanale televizive dhe radio.

Me këtë strukturë të plotë dhe gjithëpërfshirëse, VAS GROUP është sot i vetmi grup i specializuar në ofrimin e zgjidhjeve 360° në fushën e Udhëtimeve dhe Turizmit në tregun shqiptar, rajon dhe më gjerë.

***Qëllimi i Pozicionit:***

**Travel Consultant**
është përgjegjës për  identifikimin e mundësive të reja tregtare, ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me partnerë biznesi dhe klientë individualë, si dhe konvertimin e kërkesave në shitje konkrete dhe të qëndrueshme.

***Përmbledhje e detyrave kryesore:***

**·**
 Zhvillimi i shitjeve të produkteve dhe shërbimeve turistike në segmentin B2B dhe B2C;

· Menaxhimi i marrëdhënieve me partnerë korporativë, agjenci, kompani dhe klientë individualë;

· Negocimi i kushteve tregtare dhe finalizimi i kontratave/shitjeve;

· Menaxhimi i procesit të plotë të rezervimit dhe koordinimit të shërbimeve (fluturime, akomodime, transferta, etj.);

· Identifikimi i mundësive për cross-selling dhe up-selling;

· Monitorimi i performancës së shitjeve dhe raportimi periodik;

· Trajtimi profesional i çështjeve operative dhe financiare (rimbursime, ankesa, dokumentacion).

***Kërkesat kryesore të pozicionit:***

· Diplomë universitare në Menaxhim Turizmi ose fusha të ngjashme;

· 3–5 vite eksperiencë në shitje, e preferueshme ne industrine e turizmit;

· Aftësi të forta negociuese dhe orientim i qartë drejt shitjeve;

· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe menaxhimi marrëdhëniesh;

· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;

Te gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë
***aplikimin***
e tyre në:
**hr@vasgroup.net**

dhe të na vizitonojnë në kanalet tona online:

- Web: vasgroup.net.
- Facebook: vasgroup;
- Instagram: vas. group1;
- Youtube: @PremiumChannel Albania