Duke ngarkuar...

Promotore & Merchandiser

EUROLAB Internacional Career

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
***Përshkrimi***

**EUROLAB INTERNACIONAL GRUP sh.p.k**
, një nga kompanitë lider në import dhe distribucion në Shqipëri, për shkak të zgjerimit të aktivitetit, kërkon
**Promotore & Merchandiser (F)**
energjike dhe profesionale për të përfaqësuar markat e kompanisë në terren.

Kandidatët e suksesshëm do të sigurojnë ekspozim optimal të produkteve, promovim të tyre dhe komunikim pozitiv me klientët, duke mbështetur objektivat e marketingut dhe shitjeve.

***Detyrat***

- Promovon dhe prezanton produktet tek klientët, duke komunikuar veçoritë dhe përfitimet e tyre.
- Siguron ekspozimin e duhur të produkteve sipas standardeve të brandeve.
- Vendos dhe mirëmban materialet promocionale dhe elementet e brandimit.
- Monitoron stokun dhe raporton mbi ecurinë e aktiviteteve dhe reagimet e konsumatorëve.
- Bashkëpunon me ekipet e marketingut dhe shitjeve për fushata dhe evente.
- Përfaqëson me profesionalizëm imazhin dhe vlerat e kompanisë.

***Kualifikimet***

- CV me foto e bashkëngjitur
- Arsim i mesëm ose i lartë (Marketing, Ekonomi, Menaxhim ose të ngjashme).
- Eksperiencë e mëparshme në FMCG / Merchandising / Promovim.
- Aftësi të mira komunikimi dhe prezantimi.
- Fleksibilitet dhe gatishmëri për punë në terren.
- Të zotërojë patentë të kategorisë B

***Shënime***

Për të aplikuar në këtë pozicion pune, Dërgoni CV-në tuaj me foto në adresën: 
*hr@eurolabinternacional.com*
 me subjekt: 
*Aplikim – Promotore & Merchandiser*
ose mund te kontaktoni:

Nr. tel:
*0688547695*

**Bashkohuni me ekipin tonë dhe bëhuni pjesë e përfaqësimit të markave më të njohura në treg!**