Duke ngarkuar...

Sherbim Klienti

Albgroup

Tirana, Tirana
part_time
Publikuar Sot
**AlbGroup**

 është një biznes që krijon dhe ofron zgjidhje për biznese në industri të ndryshme. Me mbi 13 vite eksperiencë dhe katër kompani të suksesshme, 
**Albpastrim**


**Albsolution**


**Albacademy**

 dhe 
**Hotel**

 
**Partner**

, operojmë në sektorët e pastrimit, higjenizimit, distribucionit dhe turizmit, duke sjellë shërbime dhe produkte inovative në tregun shqiptar.

Për arsye të zgjerimit të aktivitetit tonë , jemi duke kërkuar 
**Shërbim Klienti.**

**Përgjegjësitë Kryesore:**

- Të përfaqësojë kompaninë në një mënyrë profesionale dhe pozitive në cdo moment.
- Të menaxhojë procesin e shitjes dhe të arrijë objektivat e vendosur në raport me klientët ekzistues.
- Të punojë aktivisht me stafin e brendshëm, me personat kyç në kontakte dhe tek klientët si dhe me palë të treta për të arritur objektivat e kompanisë si dhe realizuar objektivat.
- Të menaxhojë porositë e klientëve,të bëje faturat si dhe shikojë potencialin për rritjen e porosive.
- Të ndjekë dhe monitorojë të gjitha transaksionet e pagesave nga klientët, duke siguruar që çdo pagesë të regjistrohet saktë në sistem.
- Te ndjekë procesin e shitjeve duke përfshirë marrjen e porosive, përpunimin e faturave dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme për klientët.
- Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientet ekzistues.
- Të identifikojë dhe zhvillojë mundësi rritje për kompaninë tek klientët potencial.
- Të gjenerojë kontakte të reja dhe kliente potencial.

**Kërkesat:**

- Diplomë në fushën e marketingut, biznesit, ose një fushë të ngjashme (preferohet).
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri të thella mbi produktet/zhvillimet në sektorin e shitjeve.
- Aftësi për të analizuar tregun dhe të kuptuar nevojat e klientëve.Aftësi për të ndërtuar dhe mbajtur marrëdhënie të forta me klientët.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të bashkëpunuar me kolegët dhe departamentet e tjera.

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre në:

**Email:**
hr@albgroup.al

**Nr e telefonit**

: +355 67 401 0031

- *\*Të gjitha të dhënat e aplikantëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.*