Duke ngarkuar...

Specialiste Finance (RS CONSTRUCTION & ENGINEERING)

AlbanianGarment

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**RS CONSTRUCTION & ENGINEERING**
 kërkon të punësojë një 
**Specialiste Finance**
 për të mbështetur menaxhimin financiar të projekteve. Kandidati do të jetë përgjegjës për monitorimin e buxheteve, kontrollin e kostove, përgatitjen e raporteve financiare dhe analizën e performancës së projekteve, duke siguruar zbatimin efikas të proceseve financiare.

**RS Construction & Engineering**
 është një kompani e fokusuar kryesisht në zhvillimin, menaxhimin, projektimin dhe zbatimin e projekteve private dhe publike në industrinë e ndërtimit. E orientuar nga vizioni i drejtuesve të saj me përvojë dhe menaxherëve të linjës, kompania synon të ofrojë mundësitë më të mira të punësimit
**.**

**Detyrat**

- Regjistron faturat e blerjeve.
- Regjistron artikujt në magazinat përkatëse sipas faturave të blerjeve dhe raporton gjendjet.
- Plotëson kartelat e furnitorëve/kontraktorëve sipas faturave dhe pagesave të kryera nga kompania.
- Monitoron kartelat e klientëve dhe kujdeset për pasqyrimin e saktë të transaksioneve.
- Përgatit faturat e shitjes/blerjes në sistemin financiar të kompanisë.
- Kontrollon situatacionet mujore sipas gjendjes së magazinës dhe faturave të prera për muajin përkatës.
- Regjistron pagesat bankare.
- Siguron arkivimin e dokumentacionit financiar dhe administrativ sipas kategorive përkatëse.

Çdo detyrë tjetër financiare dhe administrative që mund t’i caktohet nga departamenti i Financës.

**Kualifikimet**

- Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Menaxhim Biznesi ose fushë të ngjashme.
- Eksperiencë minimale 3 vite në pozicione ekonomike ose financiare
- Njohuri të avancuara në paketen MS Office dhe programe të tjera financiare/analitike.
- Njohuri mbi 
**Platformën Qendrore të Faturave**
 dhe sistemet e faturimit/raportimit.
- E afte te marre pergjegjesi.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Aftësi për të punuar me afate dhe nën presion.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
- Të jetë person i shkathët, me dëshirë për të mësuar për zhvillim profesional në fushën financiare.