Duke ngarkuar...

Specialiste Shitjeje B2B

AMI EVENT

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Përshkrimi

**Amis Beauty**
kerkon 
**Specialiste Shitjeje B2B**

**Ami’s Beauty**
 është një markë kozmetike e themeluar në vitin 2021 nga Amarda Toska, e specializuar në prodhimin dhe shitjen e produkteve kozmetike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Aktualisht, Ami’s Beauty ndodhet në fazën e zgjerimit të prezencës së saj në treg, duke u fokusuar në rritjen e rrjetit të pikave të shitjes në Shqiperi dhe zhvillimin e bashkëpunimeve strategjike në segmentin B2B.

**Pozicioni: Specialiste Shitjeje B2B**

Detyrat

**Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:**

- Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj.
- Mirëmbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues.
- Prezantimi profesional i produkteve/shërbimeve dhe negocimi i kushteve të shitjes.
- Realizimi i objektivave mujore dhe vjetore të shitjes.
- Përgatitja e ofertave komerciale dhe kontratave B2B.
- Ndjekja e porosive, pagesave dhe dorëzimit të produkteve.
- Analiza e tregut dhe konkurrencës, si dhe identifikimi i mundësive të reja për rritje.
- Raportimi i rregullt i rezultateve të shitjes tek menaxhimi.
- Pjesëmarrja në takime dhe aktivitete promovuese B2B.
- Bashkëpunimi me ekipet e marketingut dhe logjistikës për përmirësimin e performancës së shitjes.
- Zhvillimi i strategjive të shitjes B2B dhe zgjerimi i rrjetit të partnerëve.
- Organizimi i takimeve dhe prezantimeve me klientë potencialë.

Kualifikimet

**Kualifikimet, Aftësitë dhe Eksperienca:**

- Diplomë e arsimit të lartë, preferohet në profilin e Biznesit.
- Preferohen kandidatë me përvojë në shitje.
- Aftësi të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit.
- Aftësi të mira negociuese në mbylljen e kontratave.
- Aftësi të mira prezantuese dhe qasje pozitive.

Shënime

*Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek kompania/organizata me email duke klikuar*

këtu
 ose 
apliko nga duapune.com.

**Ofrohet**
:

- Page shume e mire + Bonuse te kenaqshme;
- E hene - E premte - Fundjava pushim;
- 28 dite leje vjetore .
- Festat zyrtare pushim.

Email: 
**i.noto@amievent.al**

**Cel. : +355 694086363**