**Pozicioni:**
Shef Finance (Chief Financial Officer)
**Raporton te:**
Bordi Drejtues / Drejtori Ekzekutiv (CEO)
**Përshkrimi i shkurtër i pozicionit:**
**Shefi i Financës është përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë, drejtimin e stafit të ekonomistëve, përgatitjen e analizave të thelluara mbi kostot dhe përfitimet, si dhe dhënien e rekomandimeve strategjike që ndihmojnë bordin drejtues në vendimmarrje afatgjatë dhe të qëndrueshme.**
**Detyrat Kryesore:**
- Të hartojë, zbatojë dhe përditësojë strategjinë financiare të kompanisë në përputhje me objektivat e saj.
- Të përgatisë raporte financiare periodike (mujore, tremujore, vjetore), si dhe të zhvillojë analiza të detajuara financiare dhe t’i paraqesë ato bordit drejtues.
- Të analizojë performancën financiare të kompanisë dhe projektet në zhvillim, duke propozuar masa për optimizim dhe rritje të qëndrueshme.
- Të menaxhojë procesin e buxhetimit dhe planifikimit financiar vjetor.
- Të vlerësojë rreziqet financiare dhe të propozojë politika për menaxhimin e tyre.
- Të sigurojë zbatimin e standardeve kontabël dhe fiskale sipas ligjeve të Shqipërisë.
- Të mbikëqyr departamentin e financës dhe kontabilitetit, duke garantuar kontrolle të brendshme efektive dhe integritet të raportimeve financiare.
- Të udhëheqë ekipin financiar, duke mbështetur zhvillimin profesional dhe rritjen e aftësive të stafit.
- Të marrë pjesë aktive në mbledhjet e bordit drejtues dhe të japë rekomandime mbi vendimet strategjike (investime, zgjerim, reduktime kostosh, etj.).
- Të ruajë marrëdhënie të mira me bankat, investitorët dhe institucionet financiare.
**Kualifikimet & Kërkesat:**
- Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Kontabilitet ose fusha të ngjashme.
- Kualifikime shtesë përbëjnë avantazh.
- Minimumi 10 vite përvojë pune në role financiare, nga të cilat të paktën 5 vite në pozicione drejtuese.
- Eksperiencë në analiza financiare të avancuara, planifikim strategjik dhe menaxhim buxheti.
- **Njohës dhe përdorues i shkëlqyer i sistemit Navision (Business Central).**
- **Njohuri të shkëlqyera mbi legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël shqiptare dhe ndërkombëtare.**
- **Aftësi të avancuara në kontroll financiar, kontabilitet, analiza financiare dhe menaxhim performance.**
- **Aftësi të shkëlqyera në menaxhim, komunikim, organizim dhe marrëdhënie ndërpersonale.**
- **Integritet i lartë profesional dhe aftësi vendimmarrëse strategjike.**
**Përfitimet:**
- Pagë tepër konkurruese & shpërblim vjetor.
- Mundësi zhvillimi profesional dhe pjesëmarrje në trajnime kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Angazhim direkt në procesin e vendimmarrjes së lartë të kompanisë.
- Transporti i siguruar nga kompania.
**Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. Bazuar në ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar, nenet 12 - 17, të dhënat personale të depozituara për aplikim punësimi do të përdoren vetëm për këtë qëllim.**