Duke ngarkuar...

Architect/Partner

Casa D'arte

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Arkitekt Partner | Casa d’Arte

Casa d’Arte po zgjerohet në tregun e saj të katërt – Shqipëri, duke ndërtuar një rrjet bashkëpunimi me arkitektë që e shohin materialin si pjesë të konceptit, jo thjesht si produkt.

Kjo nuk është një ofertë pune klasike dhe nuk është pozicion shitjeje.

Është një bashkëpunim profesional afatgjatë, i ndërtuar mbi partneritet, besim dhe vlerë të përbashkët.

Çfarë kërkojmë

Kërkojmë arkitektë me eksperiencë në tregun shqiptar, të përfshirë realisht në:

• Projektim arkitekturor dhe/ose interier

• Përzgjedhjen e materialeve për projekte rezidenciale dhe komerciale

• Ndjekjen dhe zbatimin e projekteve në terren

Arkitektë që kanë dëshirë të integrojnë materiale dekorative arkitekturore në projektet e tyre, aty ku ato përputhen natyrshëm me konceptin dhe kërkesat e klientit.

Çfarë ofron Casa d’Arte

• Bashkëpunim si partner profesional, jo si përfaqësues shitjeje

• Mbështetje teknike dhe kreative për materialet

• Materiale dekorative premium dhe know-how aplikimi

• Fleksibilitet në mënyrën e bashkëpunimit

• Përfitime financiare të drejta dhe transparente, si pjesë e partneritetit

• Rritje të përbashkët dhe vlerë shtesë për klientin final

Si funksionon bashkëpunimi

Arkitekti mbetet i pavarur në punën dhe stilin e tij.

Casa d’Arte bëhet partner materialesh dhe mbështetje profesionale, duke kontribuar aty ku materialet tona sjellin vlerë reale në projekt.

Qëllimi është bashkë-krijimi i hapësirave cilësore, jo shtyrja e produkteve.