Duke ngarkuar...

Sales Account Manager

Smartup Digital

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**\*\*\*APLIKO VETËM NËSE JETON NË TIRANË\*\*\***

**Rreth Smartup Lab**

Smartup Lab është një agjenci që
ndërton brand-e unike nëpërmjet contentit në rrjete sociale
dhe menaxhon identitetin digjital të bizneseve. Nuk jemi një agjenci tradicionale — punojmë shpejt, mendojmë strategjikisht dhe mbajmë standarde të larta për çdo gjë që prodhojmë.

Jemi duke u zgjeruar dhe kemi nevojë për një person që mund të zërë një rol kyç — dikush që ndërton marrëdhënie, mbyll kontrata dhe menaxhon klientët me të njëjtin nivel profesionalizmi.

**Roli**

Ky është një rol sa ekzekutues aq edhe kreativ. Është një rol me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë.

Do të jesh personi që identifikon mundësi të reja, hap biseda me klientë potencialë, mbyll marrëveshje dhe më pas siguron që ata klientë të qëndrojnë dhe të rriten. Sales dhe account management jo si dy funksione të ndara, por si një cikël i vetëm që ti e zotëron nga fillimi në fund.

**Çfarë do të bësh**

- Identifikon dhe kontakton klientë potencialë biznesë (B2B)
- Prezanton shërbimet e Smartup Lab dhe dëgjon nevojat reale të klientit
- Ndërton propozime dhe mbyll kontratat
- Menaxhon marrëdhëniet me klientët ekzistues (check-in-e, rinovime, zgjerim llogarie)
- Koordinon me ekipin e brendshëm për t'u siguruar që çfarë premtohet edhe realizohet
- Raporton performancën e llogarive dhe identifikon mundësi upsell
- Përfaqëson Smartup Lab në çdo pikë kontakti me klientin

**Çfarë kërkojmë**

**E domosdoshme:**

- Eksperiencë e drejtpërdrejtë me klientë biznesë (B2B) ose klientë të profilit të lartë
- Aftësi të provuara në komunikim dhe negociatë
- Karakter i qëndrueshëm (dikush që nuk largohet kur gjërat bëhen të vështira)
- Orientim drejt rezultateve të matshme, jo aktiviteteve
- Aftësi për të menaxhuar disa llogari njëkohësisht pa humbur cilësinë

**E preferuar:**

- Eksperiencë në marketing social, media ose shërbime kreative
- Njohuri të digital marketing & branding
- Eksperiencë me kontentin viral në rrjete sociale
- Eksperiencë e mëparshme në agjenci

**Çfarë NUK kërkojmë**

- Dikë që kërkon instruksione për çdo hap
- Dikë që e sheh këtë si "punë kalimtare" derisa të gjejë diçka më të mirë
- Dikë që ka frikë nga "jo" dhe e trajton refuzimin si dështim personal

**Çfarë ofrojmë**

- Rol me autonomi dhe ndikim real
- Mjedis pune ku performanca njihet dhe shpërblehet
- Mundësi rritjeje direkte me zgjerimin e kompanisë
- Bashkëpunim me ekip të ngushtë, me standarde të larta
- Kompensim i bazuar në rezultate, jo vetëm orë pune

**Kush duhet të aplikojë**

Nëse ke ndërtuar marrëdhënie me klientë biznese, di çfarë do të thotë të mbyllësh një negociatë dhe kërkon një vend ku puna jote ka impakt të drejtpërdrejtë — apliko.

Nëse kërkon stabilitet pa sfidë — ky nuk është pozicion për ty dhe s'ka asnjë problem.

**Si të aplikosh**

Plotëso formularin në LinkedIn, si dhe formularin më poshtë (copy-paste linkun). Duam të njohim njerëzit, jo thjesht CV-të, prandaj ji i/e sinqertë.

**📩 Apliko përmes linkut:**
https://form.jotform.com/261265396331054