Duke ngarkuar...

Inxhinier i Sistemeve Softuerike

Abissnet

Tirana
full_time
Publikuar 1 dite me pare
**Përshkrimi i Kompanisë**

Abissnet është ofruesi lider në Shqipëri i internetit me fibër optike me shpejtësi të lartë dhe të besueshme, si edhe i shërbimeve të televizionit dhe telefonisë fikse për familje dhe biznese që prej vitit 1998. I njohur për vendosjen e një standardi të ri cilësie dhe përkushtimi, Abissnet synon të lidhë dhe fuqizojë çdo qytetar dhe biznes në Shqipëri përmes teknologjisë së avancuar.

I udhëhequr nga një ekip i përkushtuar me ekspertizë të thellë teknike, Abissnet ofron zgjidhje të personalizuara, mbështetje të shkëlqyer ndaj klientit dhe shërbime inovative për të përmbushur dhe tejkaluar pritshmëritë e klientëve. Me qendra shërbimi të orientuara ndaj klientit në qytetet kryesore të vendit, Abissnet është më shumë se një ofrues shërbimi, është një partner i besuar në rrugëtimin tuaj digjital.

**Përshkrimi i Rolit**

Inxhinieri i Sistemeve Softuerike është përgjegjës për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemeve ERP të brendshme, si dhe të aplikacioneve softuerike që përdoren nga Abissnet. Ky rol synon të sigurojë që zgjidhjet teknologjike të mbështesin në mënyrë efikase proceset operative, financiare, të burimeve njerëzore, të logjistikës dhe shërbimeve ndaj klientit, në përputhje me standardet e sigurisë dhe cilësisë.

**Kualifikimet**

- Analizon, dizajnon dhe zhvillon module të reja për ERP-në e brendshme sipas nevojave të biznesit.
- Mirëmban dhe përditëson funksionalitetet ekzistuese në sistemin ERP dhe aplikacionet e brendshme.
- Siguron integrimin e ERP-së me aplikacionet e tjera të brendshme dhe të jashtme (CRM, sistemet financiare, sistemet e raportimit, etj.).
- Teston, debug-on dhe dokumenton të gjitha zhvillimet softuerike.
- Bashkëpunon me departamentet e tjera (Finance, HR, Logjistikë, Retail, NOC, SOC, FOM, etj.) për të kuptuar kërkesat dhe për t’i shndërruar ato në zgjidhje teknike funksionale.
- Mbështet përdoruesit për çështje teknike, trajnime dhe përdorim të ERP-së dhe aplikacioneve.
- Propozon përmirësime teknologjike për rritjen e efikasitetit të proceseve dhe përvoja e përdoruesve.
- Siguron që zhvillimet përputhen me standardet ISO të kompanisë (ISO 9001, ISO/IEC 27001, ISO 20000-1, etj.).
- Ndjek rregullisht risitë teknologjike dhe praktikat më të mira në fushën e sistemeve softuerike.