Duke ngarkuar...

Menaxher Mirmbajtje Rezidence

Rekrutime Agikons

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
**Agikons sh.p.k**
është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.

 Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania
**S&D**
Invest operon në përputhje me këto vlera.

Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një
**Menaxher i Mirembajtjes**

 i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

**DETYRAT**
:

**Planifikimi i mirembajtjes**

- Harton plane për mirembajtje periodike (preventive).
- Monitoron funksionimin e infrastruktures se residencave si: rrjeti elektrik, pompat e ujit dhe depozitat, furnizimi me uje dhe kanalizimet dhe sistemet e drenazhimit.
- Organizim i inspektimeve te rregullta të sistemeve (elektrike, hidraulike, HVAC, etj.)

**Menaxhimi i riparimeve**

- Koordinon dhe mbikqyr punët e riparimit te defekteve.
- Siguron që defektet të zgjidhen shpejt dhe me cilësi
- Prioritizon ndërhyrjet urgjente
- Mban evidenca per nderhyrjet dhe mirembajtjen
- Pergatit reporte periodike per eproret.

**Menaxhimi i stafit teknik dhe raportimi**

- Drejton tekniket dhe ekipet e mirembajtjes dhe gjelberimit.
- Kontrollon listë-prezencat e sektoreve
- Pergatit reporte periodike per eproret.
- Kontrollon ditarin e punimeve, preventivat dhe situacionet dhe i përcjell ato për miratim tek eprori.
- Dergon per miratim planet mujore per sektoret: Mirëmbajtje, Gjelbërim.

KRITERET

- Arsimin e larte ne fushen e inxhinierise se ndertimit
- Eksperienca mbi 3 vite si drejtues
- Aftesi te mira menaxheriale dhe drejtuese.

**Çfarë ofrojmë:**

- **Ambient pune profesional dhe mundësi reale për zhvillim në karrierë.**
- **Vlerësim dhe shpërblim në përputhje me performancën.**
- **Paga e negociueshme, në varësi të eksperiencës dhe aftësive.**

Nëse jeni të interesuar për një karrierë të qëndrueshme, me mundësi zhvillimi profesional dhe vlerësim të merituar, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë në S&D Invest.sh.a

**Shënime**

Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit 068 81 46 218

Agikons. Sh. P. K

Departamenti i Burimeve Njerezore

Kontakt:068 81 46 218

E-mail: hr@sdinvest.al

Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane