Duke ngarkuar...

NJOFTIM- PËR 2 (DY) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.

University of Medicine, Tirana

Tirana, Tirana
full_time
Publikuar Sot
Bazuar Në Ligjin Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë Dhe Kërkimin Shkencor Në Institucionet e Arsimit Të Lartë Në Republikën e Shqipërisë”, Në Vendimin e Bordit Të Administrimit Nr.11, Datë 03.02.2020 “Për Miratimin e Kritereve Të Punësimit Të Personelit Administrativ Të Universitetit Të Mjekësisë, Tiranë”, Si Dhe Në Mbështetje Të Shkresës Nr. 415/1 Prot., Datë 23.06.2020 “Kërkesë Për Punësim Të Vendeve Vakante” Si Dhe Urdhrit Nr. 118 Datë 30.09.2020, i Administratorit, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, Shpall Konkursin Për Vend Të Lirë Pune, Si Më Poshtë



- Për 2 (dy) vende në pozicionin Sanitar Dega e Menaxhimit te Shërbimeve në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.

**Përshkrimi Përgjithësues i Punës**

- Pastron dhe mirëmban nga ana higjienike sipërfaqen e zyrave, korridoreve, shkallëve dhe oborrit te godinave të njësise kryesore.
- Kontrollon në vazhdimësi ambientet e zyrave gjatë orarit të punës;
- Mban të gjitha pajisjet e pastrimit dhe materialet në gjendje pune të sigurt dhe sanitare;
- Për problematikat gjatë punës koordinon me një nga Specialistët e Shërbimeve;
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastesore sipas nevojave të Institucionit.
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga epërorët.

**Kriteret**
Kandidati për vendin e punës “
*Sanitar*
”, duhet të plotësojë këto kritere



- Të kene perfunduar studimet e ciklit 8 ose 9 vjeçar, ose te mesme.
- Të ketë përvojë pune në grup;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;

**Kushte**

- Të ketë zotësi të plotë për te vepruar.
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- Të mos jetë dënuar me vendim te formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detvra.
- Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokollit dhe Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë.

**Këto Dokumente**

- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës;
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) ne qofte se ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;

Mosparaqitja e dokumentave ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell s’kualifikim të kandidatit.


Afati i dorëzimit të dokumentacionit:
**05.10.2020 – 19.10.2020 (15 ditë).**
**Mënyra e Vlerësimit**
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al


5 October, 2020 |


Previous


NJOFTIM- PËR 4 (KATËR) VENDE NË POZICIONIN SANITAR DEGA E MENAXHIMIT TE SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË.


Next


NJOFTIM- PËR 1 (NJË) POZICION PUNE “KRYETAR I DEGËS SË PROTOKOLL-ARKIVËS DHE BIBLIOTEKËS/DHE SEKRETARE E DEKANIT” PRANË FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË.